Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Caktohet Komisioni Koordinues i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Caktohet Komisioni Koordinues i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), në mbledhjen e mbajtur fundjavën e kaluar në Tiranë, ka caktuar komisionin koordinues për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Komisioni udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filipoussis, ndërsa president është emëruar Julian Pace Bonello nga Malta, i cili është edhe anëtar i KE të ICMG-së.

Anëtarë tjerë janë emëruar: Andre-Pierre Goubert (Francë), Amine Kouame (Maroko), Polivios Panayides (Qipro), Thomas Tokas (Greqi), Karla Sitiq (Kroaci) dhe Lucienne Attard (Malta).

/TV Arbëria

Powered by WordPress