Arbitri francez, François Letexier është zgjedhur nga UEFA për ta drejtuar finalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.
35-vjeçari Letexier bëhet prej më të rinjve që merr përgjegjësinë për ta drejtuar finalen e një ngjarjeje të madhe.
Letexier tashmë i ka drejtuar tri ndeshje në “Euro 2024”, duke përfshirë fitoren 4:1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë në një të tetën e finales.
Finalja e Euro 2024 zhvillohet të dielën në Berlin.