Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Caktohen dy seanca për këtë javë, diskutohet për ndarjet buxhetore

Caktohen dy seanca për këtë javë, diskutohet për ndarjet buxhetore

Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kryesia e Kuvendit u dakordua që këtë javë të mbahen dy seanca,ajo ka thënë se një seancë do të mbahet të mërkurën, si vazhdim i seancës, ndërkaq një seancë e rregullt do të mbahet të enjten.

Sipas saj në seancën e së enjtes, përveç tjerash do të trajtohet pika për ndarjet buxhetore.

Kusari-Lila po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit 7.8 shkallësh, dhe se do të përcjellë një kërkesë Qeverisë për ndihmë ndaj familjeve dhe zonave të prekura në Turqi.

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress