Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mbajtjen e takimeve konsultative për formimin e qeverisë së re në ndërtesën e Qeverisë.
Sipas tij, kjo praktikë është e gabuar dhe nuk duhet të normalizohet, pasi qeveria aktuale është ende në detyrë dhe nuk ka mandatim zyrtar për formimin e ekzekutivit të ri.
“Nuk është në rregull dhe as s’duhet të normalizohet që takimet ‘konsultative’ për formimin e qeverisë së re të mbahen në ndërtesën e Qeverisë – e aq më pak që për to të lëshojë njoftim Zyra e Kryeministrit. Kjo zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë dhe tregon shumë për mënyrën si konceptohet pushteti”, tha ai në Facebook.
Derisa theksoi se një subjekt politik që synon të qeverisë vendin duhet të respektojë standarde më të larta, duke organizuar këto takime në seli partie ose ambiente neutrale, dhe jo në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve.