Cakolli: Komuniteti protestant në Kosovë nuk ka bërë asnjëherë dëm ndaj vendit
Fehmi Cakolli ka folur për rastet kur komuniteti protestant në Kosovë, sipas tij, nuk është trajtuar në mënyrë të barabartë në shoqëri.
Cakolli tha se komuniteti nuk ka zgjedhur të viktimizohet përballë këtyre rasteve, duke theksuar se besimi i tyre i udhëzon që të përballen me kundërshtimet përmes besimit dhe lutjes.
Ai theksoi se kjo nuk nënkupton se nuk janë drejtuar te institucionet. Sipas Cakollit, kultura e tyre si të krishterë protestantë është që t’i fuqizojnë institucionet e vendit, liderët dhe t’i mbështesin ata.
“Komiteti protestant në Kosovë ka nisur në vitet e 70-ta dhe mund të them lirisht se gjatë këtyre viteve deri tash nuk ka pasur asnjë rast të vetëm kur komuniteti ynë i ka bërë një dëm vendit tonë”, u shpreh Cakolli.
Ai shtoi se ankesat drejtuar institucioneve kanë për qëllim adresimin e shqetësimeve dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.