Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka folur për vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, ku sërish dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Cakolli tha se sot ekzistonte mundësia që opozita e fundit parlamentare ta rrëzonte mocionin lidhur me votimin e fshehtë.
“Me një pjesëmarrje minimale të deputetëve të LVV-së, sot ekzistonte mundësia që partitë e tjera, me pjesëmarrje të plotë dhe vota “kundër”, ta rrëzonin zyrtarisht mocionin lidhur me votimin e fshehtë”, shkroi Cakolli në Facebook.
Sipas tij mjaftonte që të merrnin pjesë të paktën 61 deputetë, dhe “për” të votonin shumica e tyre.
“Kjo është një ndër arsyet pse partitë e tjera nuk marrin pjesë fare në votim, sepse pjesëmarrja e tyre i siguron LVV-së kuorumin minimal për votim, duke qenë se LVV zakonisht ka më shumë vota “për” sesa forcat tjera politike”, shkroi Cakolli në Facebook.