Institucioni i Avokatit të Popullit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme.
Avokati i Popullit thotë se dispozita e kontestuar është neni 28 i Ligjit që ka përcaktuar se “Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku 30% janë meshkuj dhe së paku 30% janë femra, me nga një kandidat të secilës gjini përfshirë së paku njëherë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë”.
Megjithatë sipas tij jo vetëm kjo çështje do të duhej kontestuar.
“Kjo nuk mjafton! Kuota s’është çështja e vetme, e mbase as më problematikja, e ligjit të ri për zgjedhjet. Ligji ka edhe plot ndryshime tjera në kundërshtim me frymën kushtetuese”.
“Ndër to, Avokati i Popullit duhet t’a sfidojë edhe integritetin e kandidatëve, përkatësisht mundësimin e kandidimit edhe për ata që mund të jenë dënuar me kusht apo me gjobë për vepra penale”, ka shkruar Cakolli.
“Kompromiset e verës së kaluar mes partive politike (pozitë e opozitë) nuk duhet të kalojnë si pa të keq. Neve na duhen institucione me integritet, e jo kandidatë potencialisht të dënuar, që zgjedhen si deputetë”, ka shkruar tutje Cakolli./Telegrafi/