Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Cakolli i IKD-së me një pyetje interesante: A e ka prekur inflacioni edhe çmimin e votës?

Cakolli i IKD-së me një pyetje interesante: A e ka prekur inflacioni edhe çmimin e votës?

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka komentuar ndarjen e 100€ për fëmijët dhe pensionistët, duke e quajtur këtë një formë të sofistikuar të blerjes së votave.

Ai theksoi se dikur votat bliheshin me mbushje telefoni ose shuma të vogla parash, ndërsa tani partitë po ofrojnë 100€ për çdo fëmijë dhe pensionist, vetëm 7 javë para zgjedhjeve.

Cakolli ngriti pyetjen se a është rritur çmimi i votës për shkak të inflacionit, apo thjesht partitë kanë ndryshuar taktikat për të siguruar mbështetje.