Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Cagliari insiston për Mirlind Dakun, por Rubin Kazan do 10 milionë euro – mësohen detajet e ofertës

Cagliari insiston për Mirlind Dakun, por Rubin Kazan do 10 milionë euro – mësohen detajet e ofertës

Sipas gazetari të njohur rus Ivan Karpov, Cagliari ofron 5 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, pasi oferta e parë prej 3 milionë eurosh e ardhur në gjysmën e parë të korrikut u refuzua nga Rubin Kazan.

Pjesa bonus e ofertës së re përfshin një bonus për numrin e ndeshjeve të luajtura (deri në 1 milion euro) dhe gola/asistime (deri në 1 milion euro). Rubin Kazan do të marrë plus 1 milion euro tjera nëse Cagliari e shet Mirlind Dakun diku tjetër për më shumë se 5 milionë euro.

Kështu, nëse realizohen të gjitha bonuset, Rubin Kazan nga ky transferim mund të fitojë deri në 8 milionë euro.

“Oferta nuk është e keqe, por gjithsesi nuk i përshtatet Rubinit. Siç kam raportuar më herët, klubi dëshiron ta mbajë Dakun ose të marrë të paktën 10 milionë euro për të”, ka shkruar Karpov.

Më herët babai i futbollistit, Fehmi Daku ka thënë se përveç Cagliarit, për djalin e tij janë të interesuar edhe për klubet e CSKA, Lokomotiva dhe disa klube nga Bundesliga.

Daku u transferua në Rubin në vitin 2023 nga klubi kroat Osijek, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, ku shuma e transferimit ishte 1.2 milion euro.

Sezonin e kaluar, sulmuesi shqiptar, tani 26-vjeçar luajti 33 ndeshje për Rubin Kazan në të gjitha garat dhe shënoi 10 gola. Ai ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2024.

Powered by WordPress