Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Çadraku: Luftëtarët e UÇK’së kanë qenë të suksesshëm në luftime por serbët kanë qenë më panjerëzorë ndaj popullatës civile

Çadraku: Luftëtarët e UÇK’së kanë qenë të suksesshëm në luftime por serbët kanë qenë më panjerëzorë ndaj popullatës civile

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halil Çadraku ka deklaruar se gjatë periudhës 15 mujore nga vrasja e komandantit legjendar, Adem Jashari kanë rënë heroikisht 2025 dëshmorë me armë në dorë.

Çardaku në TV ARBËRIA, tha më tej se luftëtarët e UÇK’së kanë qenë të suksesshëm në luftime dhe janë hakmarrë ndaj forcave serbe por që sipas tij, të njëjtit kanë qenë më panjerëzorë në raport me popullatën civile shqiptare.

“Lufta jonë ka pasë 2025 dëshmorë të cilët kanë ra me armë në dorë, periudha 15 mujore nga vrasja e komandantit legjendar Adem Jashari e deri më 12 qershor po flasim veç për luftën e Kosovës. Kosova i ka dhënë 2025/30 dëshmorë. Luftëtarët tanë kanë qenë të suksesshëm në beteja dhe luftime mirëpo ata kanë qenë më pa njerëzorë ndaj popullatës civile”, tha ai në emisionin “ARB DEBAT”.