Halil Çadraku, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrëfyer në emisionin “ARB Debat” për periudhën e vitit 1998-99, shkruan Tv Arbëria.
Çadraku tha se dhjetori i vitit 1998 ishte viti kur humbën shumë shokë të luftës, derisa përmendi disa prej tyre.
“Vitin 1998 e kemi lënë me shumë të vrarë. Dhjetori i 98’ tës ishte ai muaji ku humbëm shumë shokë duke ardhë nga Shqipëria komandant Mujë Krasniqi, Kapuqin pak para tyre ishte një 10 dite ai grupi i Krushës së Madhe në krye me Muhamet Malësorin edhe ata u vranë . Ishte një humbje e madhe në ato përpjekjet tona për liri dhe për pavarësi, mirëpo nuk na ligështoi”, tha ai.