Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bytyqi: Përparim Rama e fiton Prishtinën me balotazh

Bytyqi: Përparim Rama e fiton Prishtinën me balotazh

Gazetari Jusuf Bytyqi ka parashikuar fitore edhe të një mandati të Përparim Ramës në krye të komunës së Prishtinës.

Megjithatë, sipas tij balotazhi është i pashmangshëm. Se me kë do të ketë balotazh Rama, ai i ka dhënë dy parashikime.

“Unë jam i bindur se Përparim Rama prapë do të jetë kryetar. Nuk po them se do ta fitojë pa balotazh. Balotazh do të ketë, por a do të ketë mes Përparim Ramës apo Hajrullah Çekut, ndoshta mund  të ketë edhe mes Ramës dhe Uran Ismailit. Të tre kandidaturat janë serioze. Bile bile unë e favorizoj Uran Ismailin, sepse dega e PDK-së në Prishtinë është forcuar goxha”, ka deklaruar Bytyqi në emisionin n’Pult me Resim Morinën.

“Prapë nuk përjashtohet falë anëtarësisë që ka, është akumulu goxha e madhe, pra për Vetëvendosjen. Arben Vitia ishte, atë e mundi, por ai ishte i pari. Po mos të ishte PDK-ja që i ndihmoi në balotazh nuk do të fitonte Përparim Rama”, ka shtuar ai në TV Arbëria.