Gazetari Jusuf Bytyqi në emisionin “n’Pult” në TV Arbëria ka folur për dështimin e radhës në Kuvendin e Kosovës, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku kjo e fundit për herë të dytë u dha afat deputetëve që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve.
Bytyqi: Kreu i qeverisë së skaduar, Albin Kurti, nuk ka qëllim me i zhblloku institucionet
Gazetari gjatë intervistës thotë se Kurti sot e dëshmoi se nuk ka pasur dhe nuk e ka për qëllim të zhbllokojë institucionet dhe të formojë Kuvendin.
“Kreu aktual i qeverisë së skaduar, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk kishte dhe duket se ende nuk e ka qëllimin me i zhblloku institucionet apo me e zhblloku Kuvendin e Kosovës” ka thënë Bytyqi.
“Kurti ka synim që vendi ose të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ose të blejë sa më shumë kohë”
Ai tutje ka potencuar se emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare u propozua edhe sot, duke e ditur që nuk do të kalojë.
Tutje ka potencuar se Kurti ka qëllime që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, ose po tenton të blejë kohë sa më shumë.
“Sot e propozuan prapë Albulena Haxhiun, edhe pse e dinin që nuk do t’i merrte votat, as me votim të hapur, por as me votim të fshehtë nuk do t’i merrte votat. Por ajo ishte vetëm një lojë, një qëllim: sa me zvarrit çështjen. Sepse Kurti ka synimet që ose vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, ose që ta shtyjë sa më tepër, që të blejë kohë sa më tepër,” tha ai në emisionin “n’Pult”.
Bytyqi për krerë e VV-së si qeveri në detyrë: Që nga prilli, kur u betuan si deputetë, janë shkelës të Kushtetutës
“Po i shfrytëzon mundësitë si qeveri e skaduar”
“Nga prilli që kanë dhënë betimin për deputetë, këta tashmë janë shkelës të Kushtetutës, janë shkelës të betimit. Sepse edhe deputetë edhe në ekzekutiv i ndalon Gjykata Kushtetuese,” ka potencuar Bytyqi në TV Arbëria.