Gazetari Jusuf Bytyçi ka qenë i ftuar në emisionin “N’Pult”, i cili transmetohet në TV Arbëria, ku ka komentuar programet e shpalosura nga partitë politike.
Sipas Bytyçit, të gjitha programet e prezantuara nga partitë kanë qenë të bazuara në fakte dhe argumente, kryesisht kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Ai theksoi se opozita e ka akuzuar LVV-në për dështime në qeverisje, duke vënë në pah mungesën e realizimit të prioriteteve dhe premtimeve të dhëna gjatë fushatave zgjedhore.
Bytyçi deklaroi se, sipas kritikave të paraqitura, gjatë pesë viteve të fundit janë evidentuar dështime në përmbushjen e shumë premtimeve të bëra, të cilat kanë qenë të shumta dhe ambicioze në periudhat zgjedhore.
Ai shtoi se debati politik po fokusohet gjithnjë e më shumë në bilancin konkret të qeverisjes dhe jo vetëm në premtime, duke kërkuar llogaridhënie për rezultatet e arritura deri më tani.