Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bylbyl Sokoli arrin të bëhet deputet, ka disa fjalë për ata që e votuan

Bylbyl Sokoli arrin të bëhet deputet, ka disa fjalë për ata që e votuan

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, ka bërë një hap të ri në karrierën e tij, duke u angazhuar në politikë. Ai ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ky vendim i tij ka rezultuar të jetë i suksesshëm, duke u mbështetur nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët që jetojnë në diasporë.

Në një mesazh falënderimi drejtuar qytetarëve, Sokoli shprehu mirënjohjen e tij për besimin dhe mbështetjen që ka marrë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai theksoi se çdo kontribut i qytetarëve ka qenë i rëndësishëm dhe ka ndihmuar në një moment kyç për të ardhmen e vendit.