Viktor Buzhala ka reaguar duke deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po krijonkonfuzion te qytetarët e Republikës së Kosovës
Kjo pasi sipas Buzhalës, KQZ po e kalkulon përqindjen me numra të tjerë e jo me ato që po i prezanton zyrtarisht vet.
Një gjë e tillë sipas Buzhalës, është e papranueshme dhe duhet dënuar.
“KQZ vazhdon te krijoje konfuzion tek votuesit. Thote qe kane votuar 799,954 votues, ndersa psh per VV thote 339350 apo 40.83%. Por, kur e kalkulon perqindjen e numrit te votave te VV me numrin e votave te pergjithshme del 42.42%. Krijimi i konfuzitetetve te tilla, duke e kalkulu perqindjen me numra te tjere e jo ata qe i prezanton vet zyrtarisht eshte i papranueshem dhe duhet denuar. VV eshte marre si shembull pasi eshte partia me e votuar dhe perqindja leviz me se tepermi”, thuhet në reagimin e tij./TV Arbëria./