Shkrimtari Prend Buzhala ka qenë i ftuar në emisionin N’PULT me Resim Morinën në TV Arbëria.
Ai ka thënë se në kohën që po jetojmë nuk ekziston pasioni për leximin, siç ka qenë dikur.
“Në këtë periudhë tash duket se nuk ekziston më ai pasioni i dikurshëm për leximin, dhe cilat janë të mirat e leximit. Leximi është ai që, në një mënyrë ose tjetrën, e disiplinon njeriun. Edhe pasuria më e madhe e një gjenerate, e një shoqërie, është kur lexohet,” ka thënë Buzhala.