Berat Buzhala, gazetar, është i ftuar në “Pressing” të T7, të hënën, ku po flet për një bisedë publikuar në mediumin Nacionale ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radojçiqit, atëherë nënkryetar i Listës Serbe.
Fillimisht, Buzhala ka thënë se nuk e akuzon Mimoza Kusari-Lilën dhe askë tjetër për “tradhti kombëtare”. Ai ka pyetur se Buzhala në këmbë, pse s’kishte siklet Mimoza Kusari gjersa fliste me Radoiçiqin?
Por, një bisedë e tillë është për të treguar “hipokrizinë e pushtetit”, duke përmendur rastin sesi Lëvizja Vetëvendosje ia kishte përmendur kreut të AAK-së pritjen zyrtare që ia bëri Milan Radojçiqit teksa ishte funksionar i Listës Serbe, subjekt politik pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Nuk është një bisedë e befasishme kjo, sepse me qenë e befasishme ty kur të thirr dikush ti i thua cili Milan, por ti po e pret. Me asisoj lehtësie, unë në asnjë formë nuk e lidha Mimoza Kusari-Lila e askë me tradhti kombëtare”.
“Alo zemlake te na është përdorur, edhe shqip është përdorur kur ke dashur me pas siç thotë n’BigBrother afirmimet, me pas njëfarë afërsie i thu zemlake”, ka thënë Buzhala.