Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Buzhala: Kjo epokë krijon shumë mundësi, por sot secili publikon në rrjete sociale, ndërsa më parë ka pasur kritere për një poezi

Buzhala: Kjo epokë krijon shumë mundësi, por sot secili publikon në rrjete sociale, ndërsa më parë ka pasur kritere për një poezi

Shkrimtari Prend Buzhala, i ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën në TV Arbëria, ka folur për librin në përgjithësi dhe për sa lexohet në vendin tonë. Ai ka bërë një krahasim mes periudhës para shumë vitesh dhe kohës kur jetojmë tani, në një epokë të digjitalizimit.

Ai është shprehur se më parë ka pasur disa kritere, ndërsa sot mund të publikojë secili në rrjete sociale.

“Kjo epokë ka vlerat e veta të shumta, sepse krijon mundësi të mëdha për hapje. Edhe është mirë që secili merr fjalën, që të ballafaqohet dhe të ndëshkohet. Mirëpo, e keqja është që nuk është e sigurtë asgjë; nuk është ndërtuar një sistem vlerash, sikurse ka qenë më parë. Për shembull, kur një libër ose një poezi dërgohej për botim, ia dërgonin 10 veta, por vetëm një poezi merrej, sepse të tjerat hidheshin në kosh. Ka pasur një sistem, ka pasur një kriter. Tash, secili mund të publikohet në rrjete sociale pa kufizime. Edhe krijuesi nuk është më i ballafaquar me cenzurën e dikurshme, por është i ballafaquar me një sfidë tjetër: sfidën e krijimit dhe sfidën estetike,” ka thënë Buzhala. /TV Arbëria