Gazetari Berat Buzhala në faqen e tij ka shkruar se ka marrë ankesa të shumta nga qytetarët gjatë procesit të votimit.
Sipas tij, qyettarët janë ankuar se ngjyra në gisht po fshihet lehtë
“Ka ankesa të shumta që ngjyra në gisht po fshihet lehtë”, ka shkruar ai.
Gjithashtu edhe njohësi i çështjeve zgjedhore, Alber Krasniqi ka thënë shenjmi i gishtave me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, që sipas tij rrit rrezikun e votimit të dyfishtë.
Ai po ashtu ka thënë votuesit po ulën në bankë dhe se kjo rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës.
“Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar.Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë. Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike”, ka shkruar Krasniqi.