Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Buzhala: Edi Rama i konsideron qytetarët e Kosovës si qytetarë të rangut të dytë

Buzhala: Edi Rama i konsideron qytetarët e Kosovës si qytetarë të rangut të dytë

Në “Pressing” të T7, të martën po diskutohet për turizmin në Shqipëri, pasi në Kosovë është hapur një debat nëse çmimet për turizëm në Shqipëri janë të larta.

Viktor Buzhala, gazetar i është përgjigjur gazetarit Bledi Mane, pasi ai tha se “kjo fushatë është anti-shqiptare”.

Sipas Buzhalës, Mane, por edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i kanë cilësuar qytetarët e Kosovës si “turistë të rangut të dytë”.

“Ky problem nëse mund të jetë politik, nuk është politikë këndej – është andej ka Edi Rama. Vetë Mane i ka quajtur kosovarët turistë të rangut të dytë, edhe vetë Edi Rama po i quan në këtë mënyrë”, ka thënë Buzhala.