Gazetarët Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi nëpër emisione të ndryshme vendore, gjatë viteve kishin folur për vrasjet e politikanëve që ndodhën në Kosovë gjatë e pas lufte.
Buzhala në njërin prej emisioneve thotë se rreth 10 persona, të lidhur me partitë “e krahut të luftës”, kishin kryer vrasje.
Ai tutje shpresonte se Gjykata Speciale do ta zbardhte këtë çështje
“Ka pasë diku 10-15 njerëz që kanë kry vrasje. Nuk ka kry vrasje secili njeri. Rastet e profilit të lartë. Tash familjet mujn me reagu po kohë pas kohen a reagojnë edhe qeto familjet e personave që ua kanë vra në rrethana të errëta. Mirëpo numri i njerëzve që kanë kry vrasje që dihet që kanë kry vrasje, nuk është qindra, është 7-8 a 10. Këta njerëz që kanë kry vrasje janë kanë të lidhur me partitë politike. Kanë qenë të lidhur me partitë e krahut të luftës. Unë besoj që Tribunali Special do të jep dritë këtu, do ta zbardhë këtë çështje sepse nuk po duket që është e komplikume qysh është duk në fillim”.
Ai tutje thoshte se vrasja e Xhemajl Mustafës ishte “non sens”, duke shpresuar se do të gjendej autori i saj.
“Në vitin 2000 vrasja e Xhemajl Mustafës ka qenë pak non sens, mënyra qysh është kry e gjana. Gjakrat janë ftohë goxha shumë. Raportet e tyne janë prish me njëri-tjetrin sepse deri vonë kanë qenë shumë unik me njëri-tjetrin edhe ka qenë pak më problematike me depërtu me dëshmitarë e me gjana. Tash mas 20 vjete, një numër i tyne të dëshpërum për shkak që janë lanë anash, një numër i tyne që s’po dojnë me prishë rehatinë se janë kanë shumë mirë, ka mundësi që këto gjana do të zbardhen edhe ky është lajm i mirë për të gjithë ne që jetojna këtu”, thoshte Buzhala.
Ndërsa, Kajtazi thoshte se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin përgjegjësi politike. Tutje shtonte se struktura e udhëhequr nga Veseli kishte vrarë civilë e kundërshtarë politikë, duke shtuar se ka gjasa të mëdha të përfundojë si i akuzuar.
“Aty e kemi përgjegjësinë politike dhe përgjegjësinë individuale. Përgjegjësia politike normalisht bie mbi z. Thaçi si lider i një subjekti politik dhe mbi z. Veseli si udhëheqës i një strukture sekrete e cila ka funksionu në kuadër të PDK-së. Ka gjasa të mëdhaja që të përfundojë në Hagë si i akuzum. Ndoshta edhe si udhëheqës i një strukture kriminale që ka vra njerëz, kidnapu njerëz, ka vra civilë shqiptarë, serbë, romë, kundërshtarë politik dhe vendi të ballafaqohet me një imazh ekstra të dëmtum për shkak të akuzave të mundshme”, deklaronte Kajtazi.