Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Buxheti Rekord vs. Humbjet Rekorde Tregtare dhe Ekonomike

Buxheti Rekord vs. Humbjet Rekorde Tregtare dhe Ekonomike

Në Kosovë kemi €3.6 miliardë buxhet publik po në anën tjetër kemi rreth -€5 miliardë humbje ekonomike tregtare nga mallrat në vit. Kjo vlerë e humbjeve po rritet secilin vit, më shumë në vëllim sesa rritja e buxhetit. Ka diçka që thebësisht nuk po shkon këtu dhe aty duhet të jetë fokusi ynë.
A është ky buxhet dhe ku model i përshatatshëm për Kosovën? A po i fuqizon qyetetarët, familjet dhe bizneset apo ato janë më keq tashmë? Po fuqia blerëse e familjeve dhe konkurrencshmëria e ekonimisë krahasuar me jashtë a është më e mirë apo ëstë më e dobët? Qarkullimi i parasë në treg a është më i lartë apo më shumë para po dalin jashtë vendit?
Pyetja thelbësore është a po e ndihmon apo dëmton ekonominë modeli, struktura dhe alokimet aktuale të buxhetit publik të Kosovës. Sa është vlera totale e përkrahjes së bizneseve? E sa është vlera e ndihmave sociale? Ky proporcion ndoshta më së miri e demaskon dhe ilustron fuqinë dhe rëndësinë për të ardhmën. A po e rritë deficitin tregtar ekonomik (tashmë 5 miliardë në vit/mallra) dhe a po e dëmton strukturën e skonomisë së Kosovës apo po i ndihmon?
A po dalin më shumë njerëzit dhe fuqia punëtore jashtë vendit apo po integrohen në ekonomi? A ka punëtorë të kualifikuar për bizneset? Cila janë kushtet e investimeve private, po cili është struktura e investimeve të jashteme? Pse nuk ka investime në prodhim, teknologji dhe bujqësi por vetem në blerje të banesave që tashmë 1/3 e totalit janë të zbrazëta.. Ka shumë më tepër sesa një numër që tregon kualitetin e buxhetit.
Duhet të shofim se çfarë nënkupto 3.6 miliardë buxhet shteti dhe si harxhohen ato në aspektin kualitativ dhe rezultativ, jo vetëm me numra. Buxheti është mjeti kryesor i politikave publike në vend. Por buxheti pa një vizion pozitiv që e rritë ekonominë, mund të sjellë humbje për vendin. Buxheti mundet me qenë më i lartë, por kjo nuk e përcakton madhështinë apo rëndësinë e tij. Ne duhet me shiqu si po i shpenzojmë mjetet publike dhe cili është kthimi në investime.
3.6 miliardë euro buxheti i vitit 2025, por sa ja vlenë nëse ne kemi 5 miliardë euro humbje në vit me import e deficit në mallra, se askush spo investon në prodhime vendore? Për 4 vite mandat kemi rreth -20 miliardë euro humbje nga tregtia në mallra, e buxheti total në këto vite është rreth 12 miliardë, -8 miliardë kemi më shumë humbje në ekonomi.
Stuktura e buxheti dhe programet si investohen e alokohen janë shumë me rëndësi, jo vetëm shuma. Ti mund të i kesh edhe 10 miliardë buxhet por nëse nuk di të i shpenzosh dhe investosh ti do e rrisësh deficitin dhe humbjet, duke bërë politika të gabuara për kontekstin socio-ekonomik të Kosovës. Rritja e alokimeve në politika sociale kanë ndikuar në rritje të konsumit dhe importit, rrjedhimisht e kanë goditur prodhimin dhe bizneset vendore dhe e kanë rritur imporitin.
Kosova ka nevojë për një rimodelim të strukturës buxhetore e cila tashmë është e vjetëruar dhe me modifikimet vitet e fundit do të sjellë më shumë humbje ekonomike sesa përfitime. Kosova nuk është në pozitë të aplikoj poilitika social-demokratike kur ekonomia e saj po lëngon dhe po rrjedhin rreth 30% e GDP-së në vit në humbje tregtare (50% nëse i shofim vetëm mallrat).
Gjithçka duhet të rimendohet. Ne duhet të shofim se cila është ekonomia dhe strukturat e modeli i shtetit që dëshirojmë të krijojmë dhe kjo strukturë aktuale duhet të rimodelohet dhe modifikohet që të adresoj nevojat e së ardhmën.
Aktualisht, ndihmat sociale po rriten, por me to ekonomia po dobësohet e deficiti apo humbjet po rriten vazhdimisht. Ne duhet të kemi një model, vizion dhe strukturë që i forcon bizneset dhe prodhuesit vendor dhe që e fuqizon ekonominë duke e ulur deficitin korinik tregtar.
Modeli aktual është jo vetëm i padobmishëm, ai është i dëmshëm sepse vetëm merr paratë nga bizneset dhe i alokon tek politikat sociale derisa konkurrencshëria e ekonomisë vendore po dobësohet dhe ne po kemi humbje të mëdha secilin vit me tregti.

Powered by WordPress