Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Buxheti politik i pushtetit

Buxheti politik i pushtetit

Se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti do t’i diskriminonte komunat e Kosovës mbi baza politike, ka qenë e ditur prej ditës kur ajo i humbi shumicën e pushtetit lokal në zgjedhjet e fundit lokale. Pas përfundimet të tyre, Kryeministri kishte deklaruar se forcat e regjimit të vjetër ishin bërë bashkë për ta ndalur frymën e “ndryshimit dhe çlirimit”, kurse korrupsioni kishte zbritur në nivel lokal.

Këtë qasje segerguese ndaj komunave që nuk i takojnë partisë politike në pushtet e dëshmon katërçipërisht edhe ndarja e investimeve kapitale nga qeveria për komunat në vitin 2024.

Të dhënat e paraqitura nga Instituti GAP në këtë drejtim janë alarmuese. Ato tregojnë për një diskriminim të hapur të qytetarëve dhe komunave që nuk qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje në nivel lokal. Sikur ato të t’i takonin një rendi të dytë apo të tretë edhe përkundër faktit se qytetarët e tyre kontribuojnë në mënyrë të njëllojtë dhe të barabartë në kuletën e shtetit. Por që mjerisht ky kontribut nuk u kthehet në mënyrë simetrike.

Nuk është e rastësishme që investimet për kokë banori në komuna sikur se Shtimja të jenë 102 euro, apo Gjilani në 86 euro, kurse në ato sikur Prizreni të jenë 4 euro apo Drenasi 3 euro, kurse Skenderaj të përjashtohet plotësisht.

No description available.

Me këtë ndarje të padrejtë të buxhetit shtetëror kjo qeveri po i provokon qytetarët e këtyre komunave për “rebelim administrativ”, ngase ato nuk përfaqësohen në mënyrë të dinjitetshme dhe të duhur nga niveli qendror.

E siç dihet njëri nga postulatet më të njohura të çdo demokracie liberale është “nuk ka taksa pa përfaqësim”. Për më tepër ky buxhet është edhe antikushtetues, sepse i shkel “parimet e përgjithshme mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

Rrjedhimisht, një përdorim i tillë politik i buxhetit ndikon që shteti nga shtëpi e përbashkët e të gjithëve, gradualisht të shndërrohet në privilegj për dikënd dhe detyrim për të tjerët.

Prandaj, kjo qasje nuk përfaqëson asgjë progresive. Por, shënon një ripatrimonilizim të shtetit dhe politikës.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress