Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Buxheti për 2025 merr dritën jeshile të Komisionit për Administratë Publike

Buxheti për 2025 merr dritën jeshile të Komisionit për Administratë Publike

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal po shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Gjatë mbledhjes u ngritën shqetësime për buxhetin prej 8.9 milionësh të paraparë për Radio Televizionin e Kosovës.

Anëtarët e këtij komisioni nga radhët e opozitës thanë se buxheti i paraparë për RTK-në është i pamjaftueshëm.

“Ky projektligj duhet të ketë kohën e mjaftueshme që të përgatiten institucionet që t’i dërgojnë shkresat e nevojshme. Ne kemi parë edhe ndër vite që nuk ka pasur mbështetje as RTK, as Këshilli i Pavarur Civil, e as ministritë. Është shqetësuese se si i trajtojmë këto kërkesa. E dimë shumë mirë që është viti i tretë ose i katër që RTK-së i është larguar një buxhet mjaft i madh. RTK ish dashur të ketë mbështetje më të mirë”, tha Mërgim Lushtaku.Lushtakut i replikoi kryetari i komisionit nga radhët e LVV-së, Valon Ramadani. “Është e vërtetë se pa u ndryshuar Ligji për KPM-në nuk ka pasur kuptim që Ligji për RTK-në të ndryshohet. Ka pasur disa tentime për ndryshimin e atij ligji. Opozita e ka shfrytëzuar mundësinë që Projektligjin për KPM-në ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Në momentin që vie vendimi i gjykatës, ligji për RTK-në do të vazhdojë në procedurat e plotësim-ndryshimit”, shtoi ai.

Ndërsa nga LDK ngritën kritika se buxheti po aprovohet në nguti.

“Është dashur që buxheti të aprovohet në procedura normale e pa nguti”, tha deputeti i LDK-së, Agim Veliu.Por, për ndarjet e parapara buxhetore për vitin 2025, patën lëvdata deputetë të LVV-së.

“Shqetësim do të duhej të kishte sikur të kishte vonesa. Po vie një buxhet që është rekord edhe nga shuma edhe nga koha e aprovimit. Ne i garantojmë qytetarët që ky buxhet është me shpërndarje më të drejtë dhe më të mirë”, tha deputeti i LVV-së, Besim Muzaqi.Me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Administrate ka kaluar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore

Powered by WordPress