15:59 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Buxheti 2025, analisti: Më i larti që ka pasur ndonjëherë Kosova, partitë e inkriminuara opozitare vazhdojnë me avazin e tyre të njohur bllokues

Buxheti 2025, analisti: Më i larti që ka pasur ndonjëherë Kosova, partitë e inkriminuara opozitare vazhdojnë me avazin e tyre të njohur bllokues

Analisti politik Gani Qarri në një përgjigje për TV Arbëria ka komentuar buxhetin për vitin 2025.

Analisti thotë se buxheti prej 3.6 miliardë eurosh, është më i lartë që ka pasur Kosova ndonjëherë, dhe thotë se është e çuditshe se përse nuk ka mbështetje.

“Duke pasur parasysh faktin se çdo buxhet i mëparshëm, i cilësdo nga qeveritë e kaluara, ka qenë shumë më i ulët se Buxheti i propozuar nga Qeveria e kryeministrit Kurti, habit fakti se si buxheti i projektuar për vitin 2025, i cili arrin vlerën prej 3 miliardë e 608 milionë euro, që është për 9 për qind më i lartë se buxheti i vitit 2024 dhe buxheti më i lartë, i propozuar deri më tani, në Kosovën e pasluftës, madje krahasuar me buxhetin e vitit 2020, vlera e tij është rritur për mese 60%, por serish nuk mirëpritet as gjen mbështetjen e partive të inkriminuara opozitare”

Parti të cilat, jo vetëm që asnjëherë nuk kanë votuar, por as që kanë marrë fare pjesë në votimet për Buxhetin e dedikuar po këtij populli dhe mirëmbajtjes e avancimit të shtetit të Kosovës, ku edhe ata jetojnë, madje për aq më keq, partitë e inkriminuara opozitare nuk kanë lënë gjë pa ndërmarrë duke thirrur në ndihmë edhe Gjykatën Kushtetuese, që ti rrëzojë edhe ligjet e miratuara në Kuvend, për përgatitjen dhe miratimin e të cilave, është kërkuar shumë mundi e përpjekje dhe kohë e gjatë, por që të gjitha janë keqpërdorur nga opozita në mënyrën më të keqe, për imponimin e egove të sëmura, me qëllim të denigrimit të mirëqenies së qytetarëve, bllokimin e pajisjes së vendit me ligjet e munguara dhe pengimin e mbarëvajtjes së shtetndërtimit të Kosovës!”, ka thënë analisti.

Analisti tutje thotë se nëse e krahasojmë buxhetin e vitit 2015 me atë të vitit 2025 diferenca arrin në 2 miliardë euro.

“Fakt është se në dekadën e fundit, buxheti i Kosovës ka shkuar vetëm duke u rritur, e nëse bëhet vetëm një krahasim sado i thjeshtë dhe i kuptueshëm për të gjithë qytetarët, dallimi është jo vetëm i dukshëm por edhe mjaft i madh, kurse diferenca mes vitit 2015 dhe vitit 2025 arrin në mbi 2 miliardë euro, kurse Projektligj i buxhetit të cilin Qeveria e Kosovës e ka miratuar më 30 tetor, arrin vlerën e 3.6 miliardë eurove, kështu që pas miratimit në Komisionin për Buxhet, më 11 nëntor u bë edhe miratimi i parë në parim i Buxhetit për vitin 2025 në Kuvendin e Kosovës, i cili duhet të dalë edhe në shqyrtimin e dytë dhe të miratohet deri në fund të këtij viti.

Është shumë interesant të ceket me këtë rast, se megjithëqë partitë opozitare, e kanë gojën plot “popull” dhe betohen se çdo gjë e bëjnë “vetëm” nga dhembshuria që ndjejnë për popullin, duke parë se ato për 4 vite me radhë, përveçse asnjëherë nuk kanë votuar dhe as që kanë marrë pjesë në votimet për Buxhetin e dedikuar po këtij populli dhe shtetit të Kosovës, habit fakti se si po këta ish pushtetarë të inkriminuar, kanë fytyrë që po këtij populli t`ia kërkojnë edhe votën për tu ngritur vet në pushtet dhe marrë pozita të po këtij shteti, duke mos votuar as Buxhetin e shtetit, për mbarëvajtjen dhe mirëqenien e po këtyre qytetarëve”, ka thënë analisti për TV Arbëria.

Sipas analistit është e habitshe se si LDK dhe AAK, e kundërshtonin buxhetin, me arszetime banale, siç thotë analisti.

“E derisa Banka Botërore, ka parashikuar që rritja ekonomike në Kosovë këtë vit të jetë 3.8 për qind dhe me buxhetin e propozuar nga Qeveria prej 3.6 miliardë eurove, trendi i rritjes më 2025 të arrij në 3.9% ,kurse një vit më vonë të shkojë në 4%, qëndrimet e opozitës bëhen edhe më të habitshme, se si të dy shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së, e kundërshtonin Buxhetin edhe si Projektligj, me arsyetimin banal, se qeveria e ardhshme do të propozojë buxhet tjetër, akoma pa e ditur se kush do ti fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit dhe kush do ta formojë qeverinë e ardhshme, e cila do të dalë nga vota e lirë e qytetarëve, dhe jo nga fabrikimet meskine të opozitarëve të inkriminuar”, k athënë ai.

Qarri ka potencuar se “partitë e inkriminuara opozitare vazhdojnë me avazin e tyre të njohur bllokues”

“Sidoqoftë, përkundër faktit që partitë opozitare, edhe pse ishin të pranishme në Kuvend, asnjëra nga këto të tria PDK, LDK e AAK, nuk votuan për buxhetin, duke bërë vetëm zhurmë shurdhuese dhe kundërshtuar e kritikuar pa asnjë argument, deputetët e Kuvendit të Kosovës më 11 nëntor kanë miratuar në parim Projektligjin e buxhetit për vitin 2025, ndërsa partitë e inkriminuara opozitare vazhdojnë me avazin e tyre të njohur bllokues, siç jemi mësuar ti shihnim përgjatë krejt katër viteve të kaluara, të cilat në vend të dhënies së ndonjë ndihme a kontributi sado të vogël, për mirëqenien e qytetarëve dhe mbarëvajtjen e shtetit të Kosovës, ato nuk kanë pushuar luftën kundër mbarëvajtjes së shtetit të Kosovës, duke thirrur në ndihmë edhe Gjykatën Kushtetuese, për rrëzimin e sa më shumë ligjeve jetike, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që vërtetë është akt për tu turpëruar dhe argument shumë negativ të cilin qytetarët duhet ta kenë fort parasysh, dhe parti të tilla, as me 9 shkurt nuk duhet votuar!”, ka thënë analisti. /TV Arbëria

Powered by WordPress