Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, gjithmonë është në qendër të vëmendjes së publikut përmes këngëve të cilat shndërrohen në hite, e përpos kësaj edhe për jetën e tij personale.
Fansat janë gjithmonë të interesuar të dijnë më shumë detaje për jetën e tij private, e së fundmi Butrinti iu ka dhënë shkas për të komentuar.
Në një story në Instagram, ai ka publikuar foto me një vajzë në ashensor.
Butrinti ka shtuar kuriozitetin e fansave të tij për të ditur se kush është bukuroshja me të.