Manchester United mund të përfitojë nga fati i keq i Barcelonës, pasi që mesfushori Sergio Busquets pësoi një lëndim i cili mund ta lërë atë jashtë fushave në përballjen mes dy ekipeve në Ligën e Evropës.
Veterani spanjoll pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së Barcelonës në La Liga ndaj Sevillas, ku u zëvendësua nga Franck Kessie pas vetëm tetë minutave lojë, raporton TV Arbëria.
Më pas, Kessie asistoi te goli i parë i Barcelonës, ku kjo e fundit e mposhti më pas Sevillan me rezultat bindës 3:0. Me këtë fitore, gjiganti katalunas tani ka tetë pikë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë.
Mediumi spanjoll “Cadena SER” bënë të ditur se Busquets ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, me një dëmtim të vogël të ligamenteve. Kështu, mesfushori spanjoll pritet të mungojë për dy ose tre javët e ardhshme.
Kjo nënkupton se Busquets do të jetë jashtë fushave këtë muaj, në të cilin përfshihet edhe përballja e parë e Barcelonës kundër Manchester United në Ligën e Evropës.
Barça e pret United në “Camp Nou” më 16 shkurt, të cilën Busquets sigurisht nuk do të paraqitet. Më pas, ndeshja e kthimit do të jetë pas një jave, që nënkupton se do të jetë e vështirë ta shohim spanjollin të luajë kundër “Djajve të Kuq”.