Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë me shpërbërjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.
Bushati tha se procesi i zgjedhjes së Presidentit kërkon një kompromis të gjerë politik dhe se kjo mbetet të shihet nëse do t’ia dalë Parlamenti i ri.
“Parlamenti i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin. Kosova do të shkojë në zgjedhje të tjera të parakohshme, jo më vonë se 45 ditë. Mbetet të shihet përbërja e parlamentit të ardhshëm dhe nëse ai do të jetë në gjendje të zgjedhë presidentin. Një proces që kërkon një kompromis të gjerë politik”, tha ai.