Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh të Shqipërisë.
Raportohet se një burrë i identifikuar si Xh.S ka vrarë gruan e tij në fshatin Tërvol dhe më pas ka vrarë edhe vëllanë e tij, me iniciale Sh.S.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, shkruan Topchanel. Shërbimet e Policisë janë nisur në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit.
/TV Arbëria