Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.
Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në qytetin e Pejës.
Një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka bashkëjetuar për tetë vite dhe ka tre fëmijë.
Sipas dëshmisë së viktimës, pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari e ka goditur atë në kokë me një papuçe.
Viktima është dërguar fillimisht në spital ku ka marrë trajtim mjekësor, dhe më pas është intervistuar në Polici.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Dhunë në familje”.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.