Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Burri në Prizren sulmoi fizikisht gruan shtatzënë, dërgohet në mbajtje

Burri në Prizren sulmoi fizikisht gruan shtatzënë, dërgohet në mbajtje

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në në repartin e Gjinekologjisë në Prizren, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se atje një burrë, për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht gruan e tij shtatzënë.

“ Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër,bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria