Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Burri i u.d. së presidentes Albulena Haxhiu: Vendimi i gjykatës dhe statuset e Lirim Mehmetaj më të rëndë se plumbat e Dejan Pantiq

Burri i u.d. së presidentes Albulena Haxhiu: Vendimi i gjykatës dhe statuset e Lirim Mehmetaj më të rëndë se plumbat e Dejan Pantiq

Alban Krasniqi, bashkëshorti i u.d. së presidentes Albulena Haxhiu dhe anëtar i Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të gjykatës, për dënimin e zyrtarve të VV-së.

‘Ne kemi mundur të vritemi nga terroristi Dejan Pantiq dhe grupi i tij terrorist kur jemi sulmuar para zyreve të KQZ në Mitrovicë.

Vendimi i sotëm i gjykatës dhe statuset e Lirim Mehmetajt janë më të rëndë se vet plumbat e Pantiqit me grupin e tij. Turp!”, shkroi ai.