Një burrë është arrestuar dje në Vushtrri për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka informuar se si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës, nën ndikim të alkoolit, kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Kosovës, bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretmanë mjekësor në Emergjencë në Vushtrri.”, ka informuar Policia.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /TV Arbëria