Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Burrë e grua gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec, dyshohet për asfiksim nga tymi

Burrë e grua gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec, dyshohet për asfiksim nga tymi

Dy persona, burrë e grua, janë gjendur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit, ka njoftuat Policia e Kosovës.

Sipas dyshimeve të para, vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet më njoftimin e PK-së.

“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike”.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast hetim i vdekjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress