Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Burnham, favoriti kryesor për kryeministër, mbërrin në Londër dhe betohet si deputet pasi Starmer dha dorëheqje

Burnham, favoriti kryesor për kryeministër, mbërrin në Londër dhe betohet si deputet pasi Starmer dha dorëheqje

Andy Burnham, favoriti kryesor për ta pasuar Keir Starmer si kryeministër i Britanisë, ka mbërritur në Londër për ta zënë vendin e tij në parlament për herë të parë, raporton CNN.

Ai u prit nga një turmë gazetarësh teksa zbriti nga treni që vinte nga Machesteri, ku shërbeu si kryetar bashkie për pothuajse një dekadë.

Ai u betua si anëtar i parlamentit, disa ditë pasi fitoi një zgjedhje të rëndësishme plotësuese në Makerfield, në veriperëndim të Anglisë.

Mbërritja e tij në Londër u shoqërua me vëmendje të madhe mediatike, përfshirë edhe helikopterë televizivë që ndoqën trenin e tij drejt Stacionit Euston nga Machesteri, e më pas taksinë e tij nëpër qytet drejt Westminsterit.

Disa deputetë e ngacmuan Burnhamin teksa ai hyri në parlament, përfshirë një që bërtiti: “Ai nuk është Mesia”.

“Djalë i mbaprshtë,” u përgjigj me shaka Burnham, duke iu referuar me sa duket thënies së famshme: “Ai nuk është Mesia, ai është një djalë shumë i mbrapshtë” nga komedia surrealiste “Monty Python’s Life of Brian”.

Starmerm, pasi dha dorëheqje, tha se do t’i kërkojë partisë së tij të përcaktojë një kalendar për procesin e zgjedhjes së liderit, me hapjen e nominimeve më 9 korrik, deri në shpërndarjen e parlamentit për pushimin veror, një javë më vonë.

Deri më tani, vetëm ish-kryetari i Machesterit, Andy Burnham, është vetëpropozuar për ta udhëhequr Mbretërinë e Bashkuar. Edhe rivali i mundshëm për këtë post, Wes Streeting, tha se po e mbështet Burnhamin.

Aleati i Trumpit, Nigel Farage, i cili udhëheq partinë e djathtë të ashpër Reform UK, ka kërkuar “zhvillimin e zgjedhjeve”. Sipas ligjit britanik, Partia Laburiste në pushtet nuk është e detyruar të mbajë zgjedhje të përgjithshme deri në vitin 2029, pesë vjet pas zgjedhjeve të fundit.