Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Burjani kritikon këngën kushtuar Kurtit: “Nuk këndohet për politikanë, por për atdheun”

Burjani kritikon këngën kushtuar Kurtit: “Nuk këndohet për politikanë, por për atdheun”

Analisti politik Blerim Burjani ka kritikuar publikisht këngën që këngëtarja Edona Llalloshi ia ka kushtuar kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar një veprim të pakuptimtë dhe të pajustifikueshëm në një shoqëri demokratike dhe pluraliste.

I ftuar në emision në TV Arbëria, Burjani ka theksuar se politikanët nuk duhet të idealizohen apo glorifikohen përmes këngëve, pasi ata janë të zgjedhur dhe të paguar nga qytetarët për t’i shërbyer interesit publik.

“Është e pakuptimtë dhe jo e arsyeshme në asnjë aspekt, as social e as në ndonjë tjetër, që t’i këndohet një ‘shërbëtori të popullit’. Politikanët në pluralizëm politik dhe në demokraci janë shërbëtorë të paguar për të realizuar qëllimet e qytetarëve”, ka deklaruar Burjani.

Sipas tij, nëse një artist dëshiron t’i kushtojë një këngë diçkaje me vlerë universale, ajo duhet të jetë atdheu dhe jo një figurë politike e momentit.

“Në vend që t’i këndohet një njeriu që thotë se merret me politikë, më mirë me ia kushtu këngën atdheut”, ka shtuar ai.

Burjani ka qenë i prerë në qëndrimin e tij duke theksuar se arti duhet të ruajë distancë nga politika ditore.

“Nuk këndohet për politikanë, por për atdheun”, ka përfunduar analisti politik. /TVArbëria