Përgatiti: Afrim Kasolli
Komuna e Fushë Kosovës njihet ndryshe edhe si njëri nga bastionet politikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo parti e ka humbur pushtetin në disa komuna që dukej e pa imagjinueshme, sikur se Prishtina, (në vitet 2013-2021), Podujeva etj. Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja se cilat ishin arsyet e këtij lojaliteti të vazhdueshëm politik elektoral?. Sepse raportet që merren me monitorimin e punës së pushtetit komunal, nuk është se nuk kanë hetuar parregullsi edhe në këtë komunë.
Sipas raportit “Indeksi i Transparencës Buxhetore Komunale”, të përpiluar nga Instituti GAP, Fusha Kosova, “ka grumbulluar gjithsej 24.5 pikë dhe renditet e 28-ta në Indeksin e Transparencës Buxhetore për vitin 2024, si pjesë e kuartilit të mesëm të ulët” Madje, duke shënuar regres në raport me vitin paraprak ku ia kishte dalur të grumbullonte 41.5 pikë.
Kurse Zyra Kombëtare e Auditimit vetëm për vitin 2024, po ashtu ka gjetur një varg të shkeljeve sa i përket menaxhimit të buxhetit komunal. Ato përfshijnë;
“B1 Nga kategori ekonomike jo adekuate janë realizuar pagesa në vlerë 899,352€;
A1 Prezantim jo i drejtë i buxhetit final të Rezervave në Raportin e Ekzekutimit të Buxhetit në PVF, në vlerë 80,000€, dhe shpalosje jo e drejtë e detyrimeve kontigjente
A2. Në pesë (5) kontrata ishin bërë pagesa për furnizime dhe punë ende të papërfunduara;
A3 Në gjashtë (6) raste të projekteve kapitale nuk është bërë vazhdimi i sigurisë së ekzekutimit për kohëzgjatjen e kontratës, dhe në dy (2) raste nuk është ofruar garancioni bankar për kualitetin e punimeve;
A4 Në dy (2) raste të projekteve kapitale ishin nënshkruar kontrata me vlera më të mëdha se buxheti i paraparë;
B2 Në një (1) rast të procedurës së prokurimit publik, fituesi i tenderit nuk kishte përmbushur njërin nga kriteret e përcaktuar me dosje të tenderit;
B3 Në shtatë (7) raste në vlerë totale 34,900€, subvencionimi i OJQ-ve nuk ishte bërë në pajtim me Rregulloren dhe Thirrjet Publike;
B4 Shtatë (7) fatura në vlerë totale 46,704€, pagesat janë vonuar përtej afatit ligjor prej 30 ditësh;
B5 Komuna nuk kishte arritur që të bëjë verifikimin e së paku 20% të pronave të paluajtshme;
A5 Mos monitorimi i projekteve të subvencionuara, dhe mos raportimi financiar dhe narrativ nga tre (3) OJQ përfituese.
B6 Mos monitorimi i projekteve të subvencionuara, dhe mos raportimi financiar dhe narrativ nga tre (3) OJQ përfituese”.
Në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës pas një kohe të gjatë ka vendosur tw mos e kandidojw për pozitën e kryetarit të kësaj komune politikanin veteran Burim Berisha. Dhe në vend të tij e ka caktuar Besnik Osmanin që t’i prijë kësaj gare. A ishte lodhja e të parit pas një karriere të gjatë politike, apo janë këto raporte që quan në këtë zëvendësim politik, mbetet një enigmë e pazgjidhshme?. /TV Arbëria