Jo rallë herë botuesi i shumë librave dhe studiuesi i gjuhës shqipe, Aleksander Hasanasi elaboron fjalë të ndryshme të gjuhës shqipe dhe prejardhjen e tyre. Kësaj radhe ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook, fajlë nga Homeri
“Tek Homeri ynë gjejmë ende shumë fjalë gati si në letraren e sotme shqipe dhe një prej tyre është fjalë-emërtimi: ‘Νίσα; Nisa’ fjalë kjo e cila sipas studiuesve të shumtë dhe instituteve gjuhësore që janë marrë me përkthimin e Homerit vjen me këtë kuptim:
Emri ‘Νίσα’ duket se rrjedh nga folja ‘νίσσομαι’ që do të thotë ‘po eci, NISA; NISEM; (marshoj), po shkoj, po vij, vijoj’.” ka shkruar Hasanasi në rrjetin e tij social, facebook.
Homeri e quan ‘Νίσα’ me emrin ‘ζάθεη; záthei’, që do të thotë ‘vend shumë i shenjtë, i shënuar; përdoret për të treguar vendet e favorizuara nga perënditë. Duket se ‘Νίσα’ ishte një vend fetar, ku njerëzit ‘vinin e shkonin’ gjatë gjithë kohës.
E pra, kjo fjalë e lashtë homerike, në gjuhën greke nuk jep asnjë kuptim dhe po aq me keq tek gjuhët sllave!
Eshte kjo fjalë: Nísa Nisa; níssomai; nisem, nisemi, etj., e cila i përket gjuhës së lashtë shqipe dhe vetëm asaj, por ajo edhe më e rëndësishmja është se po aty njëjtë si Homeri prej kësaj fjalë të lashtë ende në shqip kemi: Nisan; #nishan, pra; i shënjuar, dallues, i shquar; i shënuar i shenjtë.
Tek fjalori i gjuhes shqipe me fjalën NIS do të gjeni të shumta kuptimet e saj, po shkëpusim vetëm dy rreshat e para:
NIS kal.
1. Zë të bëj diçka, filloj; ia hyj diçkaje; kund. mbaroj, përfundoj. Nis punën (mësimin). Nis udhëtimin (rrugën). Ia nisën këngës (lojës). Nis të flasë (të punojë, të ecë). Nis një jetë të re, besim të ri. Etj.
A nuk ishte Shqiptari: Kostandini i madh ILIRO-DARDAN prej atij qyteti të SHENJTE ku: NISI Nismën e re nga NJISHI për të sjellë Krishtërimin!?
Postimi i plotë:
/TV Arbëria