Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!

Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!

“Ne nuk kontestojmë fitoren e VV-së. Duam që në zgjedhjet e ardhshme të fitojmë ne, por momentalisht fitoren e ka pasur VV”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kritikuar VV-në për refuzimin, sipas tij, për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit, duke theksuar se kjo po e pengon konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Ramadani ka thënë gjithashtu se Aleanca nuk ka marrë asnjë përgjigje për ofertën e saj 6-pikëshe që nga 26 qershori, përmes së cilës kishte ofruar shtatë votat e saj për kuorumin e nevojshëm në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Duke mos konstituuar Kuvendin, nuk po e bëjnë Qeverinë e re, për të cilën populli e ka votuar më 7 qershor. Pra, po e lënë Kosovën pa Parlament e pa Qeveri”, ka deklaruar ai.

Në fund, deputeti i Aleancës ka paralajmëruar se do të vazhdojë të ngrejë zërin për shkeljet e Kushtetutës.

“Prandaj, ne alarmojmë për shkeljen e Kushtetutshmërisë. Ne jemi aktiv dhe do të jemi vazhdimisht në promovim e mbrojtje të kushtetutshmërisë. Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!”, ka përfunduar Ramadani.