Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Burim Ramadani: Kurti ka të drejtë të propozojë presidentin, por vendi ka nevojë për kandidat konsensual

Burim Ramadani: Kurti ka të drejtë të propozojë presidentin, por vendi ka nevojë për kandidat konsensual

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve, ka të drejtë ta propozojë kandidatin për këtë post, por sipas tij kjo nuk është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e krizës politike.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani theksoi se Kurti ka të drejtë ta përzgjedhë kandidatin për president, duke e zëvendësuar presidenten aktuale Vjosa Osmani me një figurë tjetër.

“Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve ka të drejtë të përzgjedh kandidatin për shërbyes të ri në postin e Presidentit. Shërbyesen e deritashme vendosi ta zëvendësojë me një shërbyes tjetër”, ka shkruar Ramadani.