Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Burhan Pajaziti nga AAK-ja: Garoj për të qenë zëri i qytetarëve në Asamblenë e Prishtinës

Burhan Pajaziti nga AAK-ja: Garoj për të qenë zëri i qytetarëve në Asamblenë e Prishtinës

Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Asamblenë Komunale në Prishtinë, Burhan Pajaziti, i ftuar në “Arb Debat” me Rid Berisha, në TV Arbëria, ka folur rreth kandidimit të tij në këto zgjedhje lokale.

Ai ka thënë se zgjodhi AAK-në sepse beson se do të jetë më afër qytetarëve.

Tutje potencon se kandidatët e tjerë nuk janë të përgatitur për këtë garë.

“Tash kam vendos me garu me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.”

“Disa nga garuesit nuk janë të përgatitur për betejën.”

“I kam hy garës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke ditë që ma ka dhënë mundësinë që të jem më afër njerëzve dhe më afër komunitetit tim.”

Pajaziti: Nuk ofroj projekte që kanë kosto financiare të lartë – premtoj të jem zëri i qytetarit në Asamble

“Unë nuk ofroj projekte të cilat kanë kosto financiare dhe nuk premtoj diçka jologjike.
Unë premtoj të jem zëri i qytetarit.

Premtoj se nuk mund të jem çelësi i zgjidhjes së problemit tuaj, por do të jem zëri juaj aty ku keni nevojë, që hallet e juaja t’i prezantoj në Asamblenë Komunale të Prishtinës,” – deklaroi tutje Pajaziti. /TV Arbëria