Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Burgoset me 8 vjet burgim vajza që mbyti trajneren vokale 87-vjeçare

Extra AL PVC

Lauren Pazienza u dënua me 8 vjet e gjysmë burg, pasi shtyu për vdekje trajneren vokale 87-vjeçare, Barbara Gustern, vitin e kaluar, sipas mediave.

Më 23 gusht, 27-vjeçja u deklarua fajtore ndaj akuzës për vrasje të shkallës së parë dhe ra dakord për një dënim me tetë vjet burgim, të ndjekur nga pesë vjet lirim të mbikëqyrur.

Gjatë seancës dëgjimore të së premtes, planifikuesja e eventeve ndryshoi rrëfimin e saj për incidentin ndërsa po merrej në pyetje nga Ndihmës Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Justin McNabney.

Për pasojë, gjykatësja Felicia Mennin i shtoi dënimit të saj edhe gjashtë muaj të tjerë, duke përmendur paaftësinë e Pazienzas për të marrë përgjegjësinë për veprimet e saj, raporton New York Post

Pazienza foli shkurt, duke kërkuar falje fillimisht përpara se avokati i saj, Arthur Aidala, ta shtynte të thoshte më shumë.

“Unë kurrë nuk duhet të kisha shtyrë askënd dhe më vjen shumë keq, do të doja ta ktheja pas, por Zoti nuk e kthen kohën pas. Më vjen shumë keq”, tha Pazienza.

Marsin e kaluar, Pazienza dhe i fejuari i saj ishin duke vizituar galeritë e artit në Chelsea dhe pasi pinë disa gota verë u drejtuan për në Chelsea Park. Pasi një punonjëse e parkut i tha çiftit se parku po mbyllej, e Pazienza shau, bërtiti, ia hodhi ushqimin të fejuarit dhe u largua nga parku.

Më pas ajo hasi në rrugë Barbara Gustern. Prokurorët thanë se Gustern thjesht po ecte nëpër trotuar marsin e kaluar kur Pazienza e quajti atë “k****” dhe e shtyu qëllimisht tetëdhjetë e shtatë vjeçaren

Megjithatë, të premten, Pazienza mohoi ta kishte thirrur Gustern me ato fjalë.

Gustern u rrëzua pasi u shty dhe pësoi lëndime të shumta, dhe hyri në koma dhe vdiq pesë ditë më vonë.

Gustern ishte një anëtare e njohur e komunitetit artistik në Nju Jork, sipas The New York Times.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...