Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bunjaku-Sylaj: Kosova s’ka laborator për t’i testuar fibrat e rrobave nëse janë kancerogjene

Bunjaku-Sylaj: Kosova s’ka laborator për t’i testuar fibrat e rrobave nëse janë kancerogjene

Merita Bunjaku-Sylaj, drejtoreshë e Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA), ka folur për vështirësitë e sektorit të tekstilit të veshmbathjeve dhe tekstilit në Kosovës.

Ajo në emisionin Përtej Tregimit me Valentina Ahmetin ka thënë se në Kosovë nuk ekziston një laborator për testimin e fibrave, për të parë nëse janë apo jo kancerogjene.

Bunjaku-Sylaj ka sqaruar se rrobat nga Kina hyjnë pa iu nënshtruar këtij testimi.

“Deri tash ka qenë një sfidë që nuk kemi pasë laborator të testimit…Prodhuesit tanë shpeshherë dalin me një çmim ma të shtrenjtë sesa produkti që e importojnë prej Kinës. E keqja e kësaj është që vjen produkti, hyn në Kosovë, nuk kemi laborator të testimit të fibrave, a janë apo jo kancerogjenë. Faktikisht i shkrun origjina e mallit por ti nuk mundesh me kontestu a është a s’është”, ka thënë ajo.

Megjithatë sipas saj, po punohet që të krijohet një laborator i tillë.

“Unë kam kërku, a mundemi me ba një laborator për komunitet. Ai nuk mundet me shitë landën e parë pa qenë i testum. Ai ka shpreh vullnetin, jemi duke punu që ta krijojmë një laborator për prodhuesit e tanë. Ka ndodhë që prodhuesi s’ka mujtë me apliku me kohë me një tender sepse ju ka vonu testimi i landës së parë”, ka deklaruar Bunjaku-Sylaj në TV Arbëria.