Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku ia numëron Qeverisë së Kosovës të gjitha pozitat me ushtrues detyre në disa agjenci e drejtori të Kosovës.
Bunjaku gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës tha se është e papranueshme që dy vjet të kësaj qeverie asgjë nuk po funksion si duhet.
Sipas saj, qeveria po e bën këtë që të ndikojë më lehtë te ta.
“Sot para jush dua të tregojë se sa pozita janë me ushtrues detyre, duke mos i zgjedhur njerëzit meritor në pozita të caktuara në ministri, agjitacione dhe drejtori. Si duke më lehtë po i leni me u.d sepse po i ndikoni më lehtë ata. Po i citoj me radhë se në shumicën e ministrive ju mungon sekretari i përgjithshëm. Nuk kanë sekretar të përgjithshëm. Po filloj nga zyra e kryeministrit, ku ende ka u.d. Ministria e Financave e Punëve dhe Transfereve ende është me u.d, Ministria e Zhvillimit Ekonomik me u.d, MAPL me u.d, Ministria e Jashtme me u.d, Ministria për Komunitete dhe Kthim me u.d, Ministria e Industrisë, Tregtisë me u.d”, ka thënë ajo.
Bunjaku po ashtu numëroi ushtruesit e detyrave edhe në disa agjencione tjera të vendit.
“Tash po u numëroj shumicën e agjencioneve dhe drejtorive me u.d. Thesari i Shtetit me u.d, AUV-i me u.d, Agjencia e Statistikave të Kosovës me u.d, Agjencia për Produkte me Pajisje Medicinale me u.d, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës me u.d, Inspektorati shëndetësor me u.d, Agjencia e Punësimit e Kosovës me u.d, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare me u.d, Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë me u.d, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjeve së Tregut me u.d, Sektori për Çështje Juridike dhe Administrative me u.d, Sektori për Siguri të Përgjithshme të produkteve me u.d, Sektori për Mbikëqyrje të Tregut të Naftës me u.d, Sektori i Tregut me u.d, Agjencia Kosovare e Standardizimit me u.d, Agjencia e Metereologjisë së Kosovës me u.d, ja se si e udhëheqin shtetin”, tha deputetja e LDK-së.
Ajo po ashtu i propozoi qeverisë ‘që të bëhet me ushtrues detyre”.
“Po ju propozoj që edhe kjo qeveri të bëhet me ushtrues detyre. Ju jeni qeveria më e papërgjegjshme, jeni qeveria që gjithcka funksiononi me ushtrues detyre”, tha ndër të tjera Bunjaku.
/TV Arbëria