Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bulliqi: Sakrifica e Zahirit me shokë trasoi rrugën drejt lirisë

Bulliqi: Sakrifica e Zahirit me shokë trasoi rrugën drejt lirisë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me drejtorë, asamblistë, shoqata të dala të luftës e qytetarë, në 26 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, bënë homazhe pranë kompleksit memorial të komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti në Orllan.

Pas Orllanit, homazhe u bënë edhe në “Kompleksin Memorial të Dëshmorëve” në Penuhë si dhe te shtatoret e katër dëshmorëve në qytet.

Me këtë rast, siç informoi komuna, Bulliqi përkujtoi heroizmin dhe luftën e shenjtë për liri të Zahir Pajazitit me shokë.

Guximi dhe sakrifica e Zahirit me shokë me përpjekjet e tyre dhe luftën e pakompromis, ata trasuan një rrugë të gjatë drejt lirisë, në të cilën u bashkuan një popull i tërë që nuk e duron nënshtrimin, por lufton e sakrifikon deri në vetëmohim për liri.“, tha Bulliqi.

Kujtojmë që, më 31 janar të vitit 1997 ka ndodhur njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kanë qenë duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre ishte zbuluar nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre kanë rënë heroikisht në luftë me ta.

/TV Arbëria