Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se do ta restaurojnë objektin e vjetër të shkollës në Kërpimeh.
Ai tha se këtë objekt do ta shndërrojnë në kopsht për fëmijë.
Vlera e projektit pritet të jetë 150 mijë euro.
“Ky është objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh . Këtë objekt nuk po e rrënojmë, por po e restaurojmë tërësisht dhe po e shndërrojmë në çerdhe për fëmijët e kësaj ane.
Për realizimin e këtij projekti kemi ndarë 150 mijë euro. Në këtë fazë janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit dhe për pak kohë besojmë se do të përmbyllen suksesshëm dhe të fillojnë punimet.
Po angazhohemi maksimalisht për të realizuar projekte për të gjitha moshat dhe t’i shpërndajmë investimet në të gjitha zonat e Podujevës!
”, ka shkruar Bulliqi.