Bullgaria dhe Mali i Zi dënojnë kategorikisht agresionin rus në Ukrainë, tha presidenti Rumen Radev në një konferencë të përbashkët për shtyp në Pallatin Presidencial së bashku me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit në Bullgari.
Sipas Radevit, vizita e Gjukanoviqit është shprehje e qartë e dialogut të shkëlqyer mes Bullgarisë dhe Malit të Zi.
Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse veçanërisht e fortë e rrugës evropiane të Malit të Zi, shtoi ai.
Të dy presidentët bënë nderime te Monumenti i Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe më pas zhvilluan një takim. Radev foli për humbjen e madhe të jetëve, vuajtjet dhe shkatërrimet që ka shkaktuar lufta dhe shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën në rrugën e saj legjitime dhe në luftën e saj për sovranitet, pavarësi dhe integritet territorial.
Ai shtoi se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur rrezikun, jo vetëm për rajonin, por edhe globalisht.
Radev dhe Gjukanoviç diskutuan gjithashtu mënyrat për të kapërcyer pasojat e luftës. Kreu i shtetit bullgar përshëndeti vendimin e Malit të Zi për të dërguar një kontigjent në grupin e betejës shumëkombëshe në Bullgari, me Italinë si vend kuadër.
Ai shtoi se Bullgaria dhe Mali i Zi janë duke punuar për të lidhur marrëveshje praktike mbi shkëmbimet në fushën e stërvitjeve dhe ushtrimeve ushtarake.
Radev shtoi se vizita e Gjukanoviqit është shprehje e qartë e dialogut të shkëlqyer mes dy vendeve. Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse veçanërisht e fortë e rrugës evropiane të Malit të Zi, tha Radev. Ai theksoi lidhjet e thella historike dhe vlerat e përbashkëta mes Bullgarisë dhe Malit të Zi, të cilët, si anëtare e NATO-s, ndajnë gjithashtu përgjegjësi të përbashkëta dhe mundësi të përbashkëta për të punuar së bashku me Bullgarinë për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit.
Radev theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojë zotimet dhe kriteret e vendosura në BE. Është shumë e rëndësishme që të gjitha formatet dhe iniciativat rajonale të funksionojnë, të jenë në përputhje me parimet e fqinjësisë së mirë, gjithëpërfshirjes dhe të punojnë për respektimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal, shtoi Radev.
Ai e konsideron lidhjen e transportit si problemin dhe sfidën kryesore që ka Ballkani.
“Jemi të bindur se ende nuk i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë, përfshirë instrumentet dhe mekanizmat evropianë, që të kemi lidhje tokësore dhe ajrore mes dy vendeve shumë më shpejt”, shtoi tutje Radev./BTA
/TV Arbëria