Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Buleshkaj: Kosova po i humb çdo vit nga 10 mijë nxënës në sistemin parauniversitar

Buleshkaj: Kosova po i humb çdo vit nga 10 mijë nxënës në sistemin parauniversitar

Osman Buleshkaj, drejtor në Instituin Pedagofjik ka thënë se mësimëdhënësit duhet të përgatiten edhe në në lëndë të tjera në kuadër të së njëjtës fushë kurrikulare.

Në emisionin n’Pult me Resim Morinën, Buleshkaj ka thënë se vetëm 10 viteve të fundit janë regjistruar nga 10 mijë nxënës më pak në sistemin e arsimit parauniversitar, andaj sipas tij është e nevojshme që të bëhet kjo përgatitje

“Ajo çfarë po bën Instituti është që programet e trajnimit, të cilat tani jemi duke i identifiku si tema, të cilat do të përgatiten duhet të adresojnë këtë nevojën e përgatitjes së mësimdhënësve për mësimdhënie edhe në lëndë të tjera në kuadër të së njëjtës fushë kurrikulare.

Duhet ta keni parasysh, me këtë rënie të shpejtë të numrit të nxënësve nëpër shkolla, ju e dini që çdo vit ne, në këto 10 vitet e fundit i humbim nga 10 mijë nxënës, të cilët më pak regjistrohen në sistemin e arsimit parauniversitar. Edhe natyrshëm bie norma e mësidhmënies, norma e nevojshme në krahasim me 10 vite më herët edhe kjo e ka paraqitë këtë nevojën e përgatitjes së mësimdhënësve në më shumë se një drejtim, një fushë të mësimdhënies. Kjo është lehtë të bëhet te mësimdhënia lëndore”, ka thënë Buleshkaj në TV Arbëria.