Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “BUKË E KRYP, kënga më e fundit, Granit Havolli vjen me detaje të reja edhe për albumin nga Hawolf, “Rrajt’ e Andrrave”

“BUKË E KRYP, kënga më e fundit, Granit Havolli vjen me detaje të reja edhe për albumin nga Hawolf, “Rrajt’ e Andrrave”

Granit Havolli nga grupi muzikor Hawolf ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Pa Titull” në TV Arbëria me Dan Ahmetin.

Havolli ka treguar se çfarë domethënie ka emri i grupit “Hawolf”.

“Grupi Hawolf jemi katër vëllezër, mbiemrin e kemi Havolli dhe dikush prej shokëve të Yllit, të vëllait të madh, e thirrke ‘Hawolf, Hawolf’. Edhe kur ia kemi nisur me bërë muzikë, nuk dinim si t’ia lëmë emrin grupit, dhe ia lamë Hawolf.”

Granit Havolli ka dhënë detaje për albumin e ri që pritet të dalë shumë shpejt nga ky grup, i cili titullohet “Rrajt’ e Andrrave”.

“Albumi që do të dalë tani ka emrin ‘Rrajt’ e Andrrave’, ka baladë, sikur kënga ‘Bukë e Kryp’ që sapo ka dalë,” ka thënë ai.

Gjithashtu, ai flet edhe për mesazhet pozitive që ka marrë pas publikimit të këngës më të re “BUKË E KRYP”.

“Kënga është pritur shumë mirë, nuk ka kaluar as dy-tre javë që ka dalë, dhe ka tejkaluar pak edhe ato pritje që kemi pasur. Komentet dhe kritikat e mira që kemi marrë prej njerëzve janë të gjitha pozitive. Gjithçka ka shkuar shumë mirë”, ka thënë ai në “Pa Titull”